Vrasësi mbërriti me biçikletë. Në mes të ditës, në parkun “Tiergarten”, që është zemra e Berlinit, ai qëlloi nga afër objektivin e caktuar, duke e goditur për vdekje. Ngjarja ndodhi në gusht 2019. Ishte një krim i porositur, i urdhëruar nga shërbimet ruse.
Në park
Viktima, 40-vjeçari gjeorgjian, Zelimkhan Khangoshvili, i cili që nga viti 2016 kishte marrë azil në kryeqytetin gjerman, por të cilin inteligjenca moskovite e konsideronte terrorist, sepse kishte luftuar me rebelët çeçenë dhe donte absolutisht ta eliminonte. Por vrasësi nuk ishte aq profesionist: pak minuta më vonë ai u kap në të njëjtin park, ndërsa ende përpiqej të fshihte pistoletën me silenciator dhe rrobat e përdorura për t’u maskuar.
Seanca
Më shumë se dy vjet pas krimit, Gjykata e Berlinit dënoi Vadim S., një shtetas rus 50-vjeçar, i cili mbërriti në qytet me një emër të rremë, në të vërtetë një agjent i FSB-së (Shërbimi Sekret i Brendshëm i Federatës Ruse), me burgim të përjetshëm. Gjatë seancës, gjykata tregoi qartë se porosia e vrasjes ka ardhur nga shërbimi inteligjent i Kremlinit, duke hedhur poshtë argumentin e mbrojtjes që kishte kundërshtuar provat e pretenduara të akuzës.
Fillimisht për identitetin e të akuzuarit, i cili pretendonte se ishte inxhinier ndërtimi dhe mohonte të kishte çdo lloj lidhjeje me autoritetet ruse. Për më tepër, sipas panelit mbrojtës, nuk ka pasur njohje reale të të akuzuarit nga asnjë dëshmitar.
Kriza e re diplomatike
Dënimi rrezikon të shkaktojë një krizë të re diplomatike midis Rusisë dhe Gjermanisë, në një fazë të tensionit ndërkombëtar të lidhur me krizën në Ukrainë dhe historinë e “Nord Stream 2”, tubacioni i gazit në Detin Balltik, tashmë i përfunduar, por i bllokuar nga Autoriteti i Rrjetit Gjerman për shkak të papajtueshmërisë me legjislacionin komunitar.
Kur hetimi u thirr nga Prokuroria Federale Gjermane, dy diplomatë nga ambasada ruse në Berlin u dëbuan, të dyshuar se kishin ndihmuar Vadim S. Si përgjigje, gjatë një konference për shtyp në Paris, presidenti rus Vladimir Putin e kishte përcaktuar viktimën nga Gjeorgjia një “bandit” dhe një “vrasës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje