Gjermania mbetet gjithmonë Gjermani. Edhe në momentet e saj më të vështira, kjo skuadër di të reagojë dhe të kapërcejë krizat, siç ishte kjo e fundit, që e kishte pushtuar futbollin gjerman që në Botërorin e Rusisë, për të vazhduar me Ligën e Kombeve. Pikërisht në këtë kompeticion, disa muaj më parë, Gjermania ishte tupërpëruar në Holandë, ku kishte humbur 3-0. Por këtë herë gjërat shkuan ndryshe.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Joakim Lëv, i cili ka nisur një revolucion në grupin e futbollistëve, duke larguar “senatorët” e Bajernit, Humels, Boateng dhe Myler, ka fituar 2-3 në fushën e Holandës, duke marrë fitoren e parë në Grupin C, në eliminatoret e Euro 2020. Gjermania ka luajtur vetëm një ndeshje në grup, kurse Holanda dy dhe të dyja skuadrat pretendente kanë nga 3 pikë. Vendin e parë e mban për momentin Irlanda e Veriut, me 6 pikë në dy ndeshje.

Gjermania e mbylli pjesën e parë në avantazhin e dy golave, të shënuar nga Sane dhe Gnabri, por Holanda barazoi në të dytën me De Ligt dhe Depai. U duk se do të kishte një përmbysje, por “pancerat” e trajnerit Lëv, jo vetëm që rezistuan, por në fund shënuan edhe golin e fitores me Shulc. Gjermania duket se po rikthehet në nivelin e saj të zakonshëm dhe ndryshimet po japin efekt.
Nga ndeshjet e tjera, vlen të përmendet humbja e Kroacisë, nënkampione e botës, në fushën e Hungarisë, me rezultatin 2-1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje