Bota

Gjermania blen 30 milionë vaksina jashtë planit të BE-së. Zemërohet Brukseli

Fushata e përbashkët e Bashkimit Europian për të vaksinuar europianët kundër Covid-19 duket se ka filluar mes pabarazive dhe irrimit të shteteve anëtare me njëra-tjetrën pasi Gjermania vendosi të blinte vaksina nga kompania Pfizer-Biontech jashtë kësaj nisme. Kjo lëvizje duket se shkatërruar momentin e unitetit të krijuar gjatë valës së dytë të pandemisë, me vendet anëtare që duket se po ecnin në të njëjtin ritëm me masat kufizuese dhe bisedimet për vaksinën.

Vaksinimet kundër pandemisë në Europë filluan të dielën, por frika e përhapur në Gjermani se dozat e ndara mes vendeve anëtare në bazë të popullsisë, nuk janë të mjaftueshme për të arritur sa më parë imunitetin e tufës, ka bërë që Berlini të shkëputet nga vendet europiane.

E vënë nën presion për ditë me radhë nga faktorët e brendshëm, Gjermania ka vendosur të lëvizë edhe më vete, me kabinetin e Angela Merkel që njoftoi se kishte mbyllur tashmë një marrëveshje me Biontech për të marrë 30 milion doza të vaksinës, plus atyrë që ofrohen nga paketa e BE-së.

Të ndodhur nën bllokim që nga 16 dhjetori, gjermanët po përjetojnë valën e dytë të pandemisë me ankthin në rritje: Institut Robert Koch ka raportuar se numri i viktimave ka shkuar në 30 mijë me dhe dhe edhe nëse rastet e reja të raportuara në 24 orë janë në rënie, festat fundvitit do të sjellin një rritje në fillim të janarit.

Takimi i radhës midis Kancelares Angela Merkel dhe Ministrave të landeve për të rivlerësuar masat. është planifikuar në fakt për 5 janar. Ditët e fundit, pesimizmi ka mbizotëruar në këtë drejtim: pak me të vërtetë besojnë në Gjermani se, pas pushimeve, shkollat, dyqanet dhe të gjitha bizneset që janë mbyllur për shkak të pandemisë mund të rihapen.

Në këtë kontekst, me një sistem shëndetësor nën presion, i cili në disa rajone rrezikon të shkojë drejt kolapsit, vaksina përfaqëson shpresën e vetme. Ministri Jens Spahn ka premtuar se në verën do të jetë e mundur që e gjitha popullata të ketë mundësinë për tu vaksinuar. Sidoqoftë, me dozat e ndarë mes vendeve anëtarë, Gjermanisë duket se nuk i dalin llogaritë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë sqaroi se sipas fushatës europiane, deri në fund të vitit 1.3 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech do të mbërrijnë në Gjermani; deri në fund të janarit 3-4 milion; deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2021, 11-13 milion. Dhe nëse të gjitha vaksinat e porositura do të autorizoheshin në muajt e ardhshëm, Gjermania do të kishte 300 milion doza të vaksinave gjatë vitit të ardhshëm. E dyta në listën e pritjes është ajo e Moderna, e cila mund të autorizohet në fillim të janarit: Gjermania pret të marrë 50.5 milion doza nga paketa europiane.

Megjithatë Gjermania ka marrë më shumë doza sesa vendet e tjera të prekura, përfshirë këtu edhe Italinë, ku një sërë mediash e kanë akuzuar Berlinin për “tradhti”. Italia ka marrë deri më tani vetëm 10 mijë doza dhe Gjermania 150 mijë, ndërkohë që diferenca e popullsisë midis dy vendeve është e vogël. Kjo lëvizje e Gjermanisë ka kapur të papërgatitur Italinë shumë vende të tjera europiane të cilat kishin mundësi të negocionin në mënyrë të drejtëpërdrejtë me kompanitë prodhuese, por i besuan negociatat, blerjen dhe shpërndarjen e vaksinve BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë