Shumë nga masat e marra nga qeveria gjermane javët e fundit për të penguar përhapjen e koronavirusit në Gjermani kanë shërbyer vetëm për një qëllim: të parandalojnë mbingarkimin e sistemit shëndetësor. Ajo duket se ka gjetur një mënyrë për të gjetur staf shtesë për mjekët e spitaleve infektive, pa bllokuar të gjithë sistemin shëndetësor: punësimin e mjekëve dhe infermierëve të huaj që kanë emigruar në Gjermani.
Të gjithë mjekëve të huaj që iu është bërë thirrje për mbështetje të personelit në sektorin e shëndetit janë mjekë të huaj, të cilët vijnë kryesisht nga vendet e Ballkanit.
“Ne e bëmë thirrjen kryesisht përmes rrjeteve sociale,” thotë Knut Köhler, zëdhënës i Shoqatës Mjekësore Shtetërore të Saksonisë.
Ata që kanë dalë vullnetarë për t’i ndihmuar nuk kanë qënë të paktë. Edhe pse mjekët e huaj zakonisht punojnë në qyteteza të vogla apo qendra për kujdesin ndaj të moshuarve, shumë prej tyre janë treguar të gatshëm të zhvendosen dhe të jenë në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit.
“Stafi shtesë do të nënkuptonte një lehtësim të konsiderueshëm, pasi për shkak të statusit të tyre si emigrantë, ata mund të punonin në spitalet ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve të licencuar”, thotë Köhler.

Rreth 1300 mjekë të huaj në Gjermani tashmë i janë përgjigjur thirrjes. “Në Saksoni, ne patëm përparësinë e madhe që numri i rasteve nuk ishte kurrë aq i madh sa të na duhet personel i jashtëm,” thotë Köhler. Sidoqoftë, po hartojmë lista të gjata me mjekë të huaj që duan të ndihmojnë në të gjithë vendin ,në rast se kemi një valë të dytë.
Katër javë më parë, Shoqata e Mjekësisë Shtetërore të Bavarisë ndoqi shembullin e Saksonisë. Deri më tani, më shumë se 660 mjekë të huaj që jetojnë në Gjermani i janë përgjigjur thirrjes.
Pak më vonë, qeveria e North Rhine-Westphalia lehtësoi licencimin profesional të mjekëve të huaj për të krijuar burime shtesë të personelit dhe për të lehtësuar barrën për stafin e spitalit infektiv.
Portali mbarëkombëtar online “match4healthcare”, i cili u krijua nga studentë dhe shpërndan profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe studentë të mjekësisë në klinika dhe shtëpi të moshuarish në të gjithë vendin, është duke u mbështetur po ashtu tek mjekët e huaj, të cilët janë më të gatshëm se mjekët gjermanë për të lëvizur nga një rakon në tjetrin.
Gjuha pengesa më e madhe
Kudo kusht është që profesionistët të kenë njohuri të mira të gjuhës gjermane, e cila shpesh është sfida kryesore për marrjen e licencës gjermane për mjekësi.
“Pengesa gjuhësore është shpesh pengesa më e lartë në procesin e licencimit, “thotë Andreas Ëeber, kreu i Akademisë Gjermane të Edukimit. Instituti mbështet mjekët e huaj, si dhe personelin e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor në rrugën e tyre për të marrë licencën për të praktikuar duke ofruar kurse të specializuara të gjuhës, përveç kurseve të përgjithshme të gjuhës.
“Idealja është që pjesëmarrësit të punojnë në fushën mjekësore,” thotë ai. Për ta bërë këtë të mundur, instituti bashkëpunon ngushtë me partnerë të ndryshëm, të cilët u mundësojnë pjesëmarrësve të punojnë në këtë fushë.
Sipas Agjencisë Federale të Punësimit, në shtator të vitit 2019, më shumë se 356,000 emigrantë ishin të punësuar në Gjermani dhe më shumë se 4% e tyre ishin punësuat në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Një studim i kohëve të fundit nga Instituti i Ekonomisë Gjermane vëren se numri i të huajve të punësuar në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe infermierisë u rrit ndjeshëm midis viteve 2014 dhe 2019.
“Efektet pozitive të emigracionit nuk duhet të zhduken plotësisht nga ligjërimi publik,” paralajmëron Wido Geis-Thöne, autor i studimit në fjalë. “Sidomos në krizën aktuale, emigrantët japin një kontribut të madh në përmirësimin e situatës.”
Spitalet gjermane prej vitesh kanë hapur dyert për të huajt, të gjendur përballë një emergjence të pakurueshme; mungesën e stafit.
Edhe shqiptarët nuk janë indiferentë, për shkak të potencialit që ofrojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Ministri gjerman Shëndetësisë, Jens Spahn deklaronte në tetor se të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova mund të ndihmojnë vendin e tij që të mbushë 50 mijë vendet vakante në shëndetësi.
Në Tiranë, të dhënat e Urdhrit të Mjekut flasin mesatarisht për 150 kërkesa në vit nga mjekët shqiptarë për t`u larguar drejt Gjermanisë, çka bën që në 6 vitet e fundit të jenë larguar mbi 800 mjekë. Për infermierët, ndërkohë, numri është bindshëm më i lartë, pasi flitet për rreth 4500 të larguar.
Tregu shqiptar është një parajsë e vërtetë për Gjermaninë, pasi rreth 6000 infermierë janë të papunë për shkak të raportit të zhdrejtë prej vitesh ku diplomohen trefish më shumë se sa nevojat e tregut. Kjo është arsyeja përse profesionistët e shëndetit po mësojnë gjermanishten.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje