Politike

Gjermania “no comment” për shpalljen “non grata” të Berishës

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf nuk komentoi vendimin e DASH, që e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata”.

Nga Korça ku merrte pjesë për zbatimin e një projekti për trajtimin e mbetjeve, diplomati i lartë gjerman kur u pyet në anglisht nga gazetarët për vendimin e DASH, ai u përgjigj: “Jo. nuk kam koment, jam këtu për këtë projekt të rëndësishëm”.

Megjithatë, ambasadori gjerman e kishte një koment për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE.

“…Me lejoni qe në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas, qeveria federale ka thënë se kushtet për nisjen e negociatave janë plotësuar tashmë. Unë jam optimist për çeljen e negociatave, por duhet patur parasysh se duhet edhe mirëkuptim i të gjitha vendeve anëtare”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë