Bota

Gjermania pranon gjenocidin në Namibi, do të dhurojë 1.1 miliardë euro ndihma

Gjermania ka njohur për herë të parë se kishte kryer “gjenocid” ndaj popullatave Herero dhe Namas në Namibi gjatë epokës koloniale dhe do të dhurojë 1.1 miliardë euro në ndihmë të zhvillimit për vendin afrikan. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas tha në një deklaratë duke përshëndetur përfundimin e një “marrëveshjeje” me Namibinë pas më shumë se pesë vjet negociatash të vështira.

Kolonët gjermanë vranë dhjetëra mijëra Hereros dhe Namas gjatë masakrave të kryera midis viteve 1904 dhe 1908, të konsideruara nga shumë historianë si gjenocidi i parë i shekullit XX.

“Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, ne do t’ kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave” për “mizoritë” e kryera, vazhdoi ministri.

Në një “gjest të njohjes së vuajtjeve të mëdha të shkaktuara mbi viktimat”, vendi evropian do të mbështesë “rindërtimin dhe zhvillimin” në Namibi përmes një programi financiar prej 1.1 miliard euro, shtoi Maas.

Ai thotë se kjo nuk është një bazë ligjore për kompensim dhe se një njohje e tillë nuk i hap rrugën asnjë “kërkese ligjore për kompensim”.

Kjo shumë do të paguhet për një periudhë 30-vjeçare, sipas burimeve pranë negociatave dhe kryesisht do të përfitojnë pasardhësit e këtyre dy popullatave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë