Qeveria gjermane ka vendosur të mos ndjekë një rekomandimin e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kundër përdorimit të Remdesivir, një ilaç antiviral që duket të jetë efektiv në trajtimin e simptomave të Covid-19.
Më 20 nëntor, OBSH lëshoi një rekomandim kundër përdorimit të Remdesivir në pacientët e shtruar në spital, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes, pasi aktualisht nuk ka asnjë provë që Remdesivir përmirëson nivelet e mbijetesës dhe rezultateve të tjera në këta pacientë.
Komisioni Europian tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike Gilead për të blerë 500,000 doza trajtimi të Remdesivir. Remdesivir aktualisht është i vetmi trajtim i aprovuar për të luftuar Covid-19 dhe u përdor kohët e fundit për të trajtuar Presidentin e SHBA Donald Trump.
Sidoqoftë, Berlini nuk duket i bindur për rekomandimin e OBSH-së. Burime nga ministria gjermane e shëndetësisë thanë për EURACTIV se studimi i OBSH “është rishikuar me kujdes nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA)”.
“Institucionit tona arrijnë në përfundimin se Remdesivir mbetet efektiv,” thanë burimet, duke shtuar, megjithatë, se “vetëm për pacientë të caktuar në një kohë të caktuar të sëmundjes, ilaçi ka një efekt lehtësues”.
“Më 3 korrik 2020, Komisioni Europian dha një aprovim të kushtëzuar për Remdesivir për trajtimin e Covid-19 për të rriturit që kalojnë në pneumoni,” shtuan të njëjtat burime .
Duke folur në një konferencë shtypi muajin e kaluar, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, gjithashtu vuri në dukje se është më mirë që Remdesivir të përdoret vetëm në faza të caktuara të infeksionit, sesa në çdo fazë.
Ndërkohë, Health Canada, departamenti i politikës federale shëndetësore të Kanadasë, mori një vendim të ngjashëm pasi shqyrtoi konsideratat dhe rekomandimet e OBSH-së.
“Ne nuk po bëjmë ndonjë ndryshim të menjëhershëm në statusin e Remdesivir në Kanada në këtë kohë,” thanë autorirtetet kanadeze në një deklaratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje