Largimi i Joakim Lëv nga stoli i Gjermanisë duket vetëm çështje kohe, cikli i tij në krye të këtij ekipi konsiderohet i përfunduar nga specialistët e futbollit dhe tifozët. Në Gjermani tashmë diskutohet vetëm për pasardhësin e tij dhe pas Ralf Rangnik, tashmë një emër shumë i përfolur është ai i Jurgen Klopit.
“Tani gjithë Gjermania dëshiron Klopin si trajner të ekipit kombëtar”. Ky është titulli i “QS”, që shkruan për situatën e rëndë të krijuar jo vetëm pas humbjes tronditëse me Spanjën, por në përgjithësi sa i takon periudhës së fundit, ku rezultatet e ekipit të drejtuar nga Lëv kanë qenë të dobëta. Patjetër që ajo 6-0 me Spanjën ka lënë shenjë dhe i gjithë opinioni kërkon ndryshimin e trajnerit.

Drejtuesit e Federatës Gjermanë të Futbollit kanë folur për besim ndaj Joakim Lëv, por kuptohet që edhe ata po e mendojnë ndryshimin në stol. Dëshira e madhe e gjermanëve është Jurgen Klop, trajneri që po drejton me sukses Liverpulin, ndërkohë që një tjetër alternativë është ajo e Hansi Flik, i cili ka befasuar me ecurinë e tij në krye të Bajernit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje