Gazeta Si – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar nisjen sa më shpejt që të jetë e mundur të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Scholz, vonesat në këtë drejtim do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshëm ndaj ndikimit të jashtëm.
“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë, se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson shkruan REL.
Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.
Sofja kërkoi që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë formuar grupe punuese, duke tentuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që Shkupi dhe Tirana të mund të nisin bisedimet për integrim evropian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje