Gjermania ka vendosur të zgjasë masat kufizuese dhe karantinën e pjesshme deri në 18 prill, duke u tërhequr kështu nga planet për të zbutur kufizimet që janë në fuqi që prej 16 dhjetorit për shkak të rritjes së normave të infeksionit.
Në një video konferencë kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 shteteve federale të Gjermanisë ranë dakord të shtynin sërish daljen nga bllokimi të rënë dakord vetëm tre javë më parë, raportuan mediat gjermane.
Me variantet Covid-19 që çuan një rritje të madhe të niveleve të infeksionit dhe faktit se vetëm 9% e popullsisë gjermane ka marrë një vaksinë deri më tani, politikanët kanë frikë se spitalet mund të mbingarkohen deri në prill nëse qeveria nuk ndërmerr hapa për të kufizuar përhapjen e virusit.
Takimet me familjarët dhe miqtë do të kufizohen sërish ndërkohë që dyqanet, muzetë dhe galeritë që kanë filluar të rihapen gjatë javëve të fundit ka të ngjarë të duhet të mbyllin dyert edhe një herë.
Diskutimet rreth mbylljes së shkollave dhe çerdheve janë po ashtu duke vazhduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje