Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi nga Elbasani se PS është e gatshme të ulet me PD-në për reformën zgjedhore.
“Komisioni i reformës zgjedhore ka një standard do të thotë që ka një standard të ndjekur nga të gjitha palët, që janë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe çështje të tjera që lidhen me amendimet e kodit zgjedhor. Ne jemi të gatshëm të ulemi për reformën zgjedhore për të adresuar çështjet e mbetura apo që mund të dalin”, tha Gjiknuri.
Sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri, Gjiknuri tha se mazhoranca është e hapur për të diskutuar me opozitën për një President konsensual.
“Fryma e Kushtetutës është që të synohet një president konsensual. Do të thotë që ne jemi të hapur edhe për propozimet që vijnë nga opozita. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët për të gjetur një figurë konsensuale dhe patjetër opozita ka një rol në këtë mes dhe këtë e ka bërë të qartë edhe Presidenti”, u shpreh Gjiknuri.
Ndërsa për deklaratat e Berishës, i cili një ditë më parë tha se do të bëhet sërish kryeministër, Gjiknuri u përgjigj: “Mesa di unë ata luftën e ka mes vetes. Edhe Basha kështu ka thënë. Por ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD se kë do kenë lider e dinë ata. Ndërsa për kryeministër të shohim pas 4 viteve”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje