Gazeta Si – Pas futbollit, edhe sportet e tjera kanë reaguar kundër luftës në Ukrainë. Formula 1, regbi, volejbolli dhe gjithë sportet me radhë kanë bojkotuar çdo aktivitet në tokën ruse dhe sfidat ndaj sportistëve rusë.
Federata Ndërkombëtare e Volejbollit ka njoftuar zyrtarisht se Rusia nuk do të organizojë Botërorin e volejbollit, që nis më 26 gusht dhe përfundon më 11 shtator. Vendimi është marrë nga bordi FIVB-së, në bashkëpunim me Komitetin Organizator dhe federatën ruse. Për momentin po shihen mundësitë për të gjetur një vend tjetër organizator për këtë aktivitet, që të garantojë zhvillimin normal të tij.
Edhe më të ashpra janë reagimet e sportistëve ukrainas. Tenistja Elina Svitolina ka bërë me dije se nuk do të zbresë në fushë në turneun e Meksikës, ku do të përballej me rusen Anastasia Potapova. Svitolina ka pohuar se refuzon të luajë ndaj çdo tenisteje ruse dhe bjelloruse.

“Besoj se situata aktuale kërkon një pozicion të qartë nga ana e organizatave tona: Atp, Wta dhe Itf, – shkruan Svitolina në rrjetet sociale. – Ne sportistët ukrainas kemi kërkuar nga Atp, Wta dhe Itf të ndjekë rekomandimet e CIO-s për të pranuar qytetarët rusë dhe bjellorusë si sportistë neutralë, pa asnjë simbol, flamur dhe himn kombëtar.
Unë nuk do të luajë në Monterrey dhe në asnjë ndeshje tjetër kundër tenisteve ruse dhe bjelloruse derisa organizatat tona nuk do ta marrin këtë vendim të nevojshëm. Nuk fajësoj asnjë sportist rus, nuk janë përgjegjës për luftën në atdheun tonë. Gjithashtu, vlerësoj gjithë sportistët, veçanërisht ata rusë dhe bjellorusë, që kanë mbajtur qëndrim kudër luftës. Mbështetja e tyre është esenciale”.
Ish-futbollisti ukrainas i Liverpulit, Andrei Voronin, nuk është përmbajtur aspak në gjuhën e përdorur ndaj Putinit. Për gjermanen “Bild” ai është shprehur: “Ndihem shumë keq, vërtet. Nuk kam fjalë, më duket si një film horror. Duhet ndalur ai bir ku* Putin. Kemi nevojë për armë të mbrohemi. Jam shumë krenar për vendin tim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje