Lajme

Gjithë universitetet në protestë: Të plotësohen të gjitha kërkesat tona

Ashtu siç paralajmëruan edhe dje, studentët kanë vijuar sërish protestën, duke bllokuar rrugët e Tiranës.
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, pasi kanë bllokuar kryqëzimin te ‘21 Dhjetori’, kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Qeveria u tërhoq dje duke shfuqizuar pikën 4 të ligjit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën për kreditet për provimet e mbartura, ndërsa për tri pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës. Por, për studentët nuk ka kthim pas pa u plotësuar edhe tre kërkesat e tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

“U plotësua vetëm një nga kërkesat, por ne nuk ndalemi. Ajo ishte sa për të na mbyllur gojën. Ne nuk do ndalemi. Ne kërkojmë kushte më të mira. Jemi nisur tek ministria e Arsimit. Në rast se do të ketë ndryshime në masë, do t’i bashkohemi”, është një shprehur një nga studentët.
Ndërkohë, në faqen e “Facebook”-t të Universitetit Bujqësor të Tiranës, studentët përveç tre kërkesave zyrtare, njoftojnë se së bashku me përfaqësues të forumeve dhe klubeve studentore të UBT-së, përfaqësues të 5 fakulteteve, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit; Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit; Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit; Fakultetit të Mjekësisë Veterinare; Fakultetit të Shkencave Pyjore kanë vendosur 10 kërkesa të reja. Protesta vijon përpos Tiranës vijon edhe në rrethe.
Në Vlorë, studentët e Universitetit “Ismail Qemali” kanë lënë sërish orët e mësimit për të protestuar jashtë ambienteve të universitetit, sikurse edhe në Elbasan, ku studentët janë mbledhur përpara “Aleksander Xhuvanit” dhe më pas do të nisen drejt Tiranës.
Edhe studentët e “Fan Nolit” të Korçës kanë hyrë në ditën e dytë të protestës. Ata kërkojnë tashmë plotësimin e kërkesave të tjera. Grumbullimi ka filluar në ambientet e jashtme të Korpusit universitar, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakulteteve të Ekonomisë, Edukimit dhe Bujqësisë.

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/312465172701300/?__xts__[0]=68.ARCKbwYfnq3Wi_Exwn-toTo3UqTP-zlI2poB0ipV9LGeCTKtsNH_RkaJZMSq2oT8wG_MwpDUl4c0kUsa70Lpj1KUfDtiGSd-l8i-8stH6XDgYe_VtdfYykAB1yw8mJWHeb1XDGQm0F5tG44h0Of93zJY4ERzE5-7pTrj38IX1DhAj6N0NnbIIsICHL3C2LuLLYiHhZL3V3OQWnbT3tShTCp69e9NKHyyUdEQv_HyTrIsidY3fITxX1YuqZHNJqvSm5JhX7nU5DPhwl–CZCeo_hOjkQZP2mlqboR1ctVWEtBDaJsUtB1BUWsX7QJnZ9NdPgrw_LcUQeCaHaU_KlG7etgFqGTxI39P7w7vkw&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë