Politike

GJKKO rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë sigurie, MEPJ greke: Pengon betimin e tij

Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës për kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Autoritete greke deklarojnë se refuzimi i gjykatës pengon marrjen e detyrës nga ana e Belerit, ndërkohë që kanë shtuar se po ndjekin me vëmendje procesin.

“Refuzimi i sotëm i kërkesës së Belerit për lirim nga burgu, dhe për të marrë detyrën si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe shkakton reflektim të thellë për qëllimet reale të ndjekjes së tij. Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pret respektimin e prezumimit të pafajësisë, element themelor i shtetit ligjor nga shteti fqinj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Pas refuzimit të kërkesës së tij për ndërprerjen e paraburgimit, mbrojtja e Belerit deklaroi se me të njëjtën kërkesë kryetari do të ankohet në Gjykatën e Lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë