Nga Gazeta ‘SI’ – Është shtyrë për ditën e nesërme seanca gjyqësore e thirrur nga GJKKO, ku ish-kryeministri Sali Berisha do të deklarohej për çështjen e ish-kompleksit Partizani.
Berisha sot refuzoi të paraqitet në gjykatë, por me prokurë përfaqësuese çoi dy avokatët e tij.
Avokatët e tij kërkuan kohë që të njihen me aktet. Por veç kësaj Berisha paditi gjyqtaren Irena Gjoka dhe kërkoi përjashtimin e saj me pretendimin se ka shkelur kushtetutën me masa sigurie pa pyetur Kuvendin.
‘Kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim’- tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.
Vetë Berisha, doli në konferencë për median ku mbrojti veten dhe dhëndrin ndërsa sulmoi gjyqtaren që firmosi masën e sigurisë dhe e thirri sot në Gjykatë.
Seanca e cila nisi në orën 14:00 u mbyll shpejt pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me dokumentet, prandaj GJKKO shtyu seancën për në orën 18:00.
Ndërkohë Berisha në konferencë për median nga selia e Rithemelimit tha se gjyqtarja kishte shkelur ligjin me vendosjen e masës së sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje