Drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar e-albania.
Në këtë mënyrë do të shmangen radhët pranë OASH në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.
Shërbimi elektronik “Kundërvajtje rrugore OASH” u mundëson kundërvajtësve, të cilët nuk dëshirojnë të paraqiten fizikisht pranë Organeve Administrative Shtetërore dhe kërkojnë që vendimi për kundërvajtjen e tyre të merret në mungesë si dhe informacioni të transmetohet në format dixhital elektronik nëpërmjet llogarisë së tyre në portalin e-albania.
Patrulla e Policisë rrugore konstaton kundërvajtjet rrugore, të cilat janë objekt i shqyrtimit nga ana e Organeve Administrative Shtetërore, që funksionojnë në çdo Drejtori Vendore të Policisë. Kundërvajtësi mund të kërkojë duke shënuar në procesverbalin e konstatimit, që kjo kundërvajtje të shqyrtohet në mungesë duke kryer shënimin përkatës në procesverbal.
Sipas procedurave administrative të përshkruara në legjislacionin rrugor, brenda afateve ligjore kjo kundërvajtje shqyrtohet dhe i dërgohet online në llogarinë e kundërvajtësit në portalin e-albania. Nëse kundërvajtësi kërkon që shqyrtimi në mungesë të kryhet, ai mund të njoftojë nëpërmjet portalit e-albania, OASH respektive duke klikuar dhe duke ngarkuar edhe dokumente shtesë, të cilat i dërgohen të skanuara OASH-së respektive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje