Futboll

Gjobë Tiranës dhe 8 javë “burg” për lojtarin e Bylisit, Disiplina nuk toleron

Problematika e javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar është analizuar me detaje nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Kuptohet që vëmendjen kryesore e ka pasur Superiorja, ku ndeshjet më problematike ishin Tirana-Teuta dhe Bylis-Vllaznia.

Tirana ka marrë një gjobë prej 100 mijë lekësh për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve të saj, por njëkohësisht duhet të dëmshpërblejë stadiumin “Air Albania” pë dëmet e shkaktuara në ndeshjen e fundit. Më e ashpër Disiplina ka qenë me Bylisin. Klubi ballshiot ka marrë një gjobë prej 50 mijë lekësh, presidenti Besnik Kapllanaj është pezulluar me 2 ndeshje, kurse mbrojtësi Jurgen Goxhaj me 8 ndeshje. Disiplina nuk e ka toleruar aspak sjelljen e mbrojtësit të Bylisit ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Vendimet kryesore të Komisionit të Disiplinës
Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Po ashtu, Tirana detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës.
Bylisi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Zyrtari i Bylisit, Besnik Kapllanaj, për sjellje ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim. Atij i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës. Lojtari i Bylisit, Jurgen Goxhaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Flamurtarit, Dritan Resuli, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë