Rend dhe Ligj

Gjobitet dhe procedohet penalisht pronari i një restoranti në Tiranë

Policia e Tiranës ndëshkon me masë 1.000.000 gjobë dhe procedon penalisht pronarin e një lokali në Tiranë për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ.
Policia thotë se shtetasit K.F., në momentin e konstatimit i është komunikuar të ndërpresë aktivitetin por nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë duke vijuar të ushtronte aktivitetin.

Në përfundim i është vendosur pronarit shtetasit K.F., masë administrative prej 1.000.000 lekë si dhe e kanë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhërit të policisë.

Ndër të tjera, Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë