Presidenti i Malit të Zi dhe udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare, DPS-së, Milo Gjukanoviç, e ka akuzuar Beogradin për punën e projektit të “Serbisë së Madhe”, duke theksuar se Mali i Zi është në qendër të këtij plani.
“Ne jemi dëshmitarë të vampirizimit të politikës së viteve 1990 me ambiciet e fshehura të forcave retrograd për të arritur qëllimet e tyre nga ajo kohë me mjete të tjera. Për fat të keq, Mali i Zi, i cili shihet si një pjesë e rëndësishme e botës serbe dhe një frazë e re për projektin e Serbisë së Madhe, është në qendër të shumë planeve dhe projekteve shtetërore”, tha Gjukanoviç nga qyteti i Nikshiqir.
Deklarata vjen pak para se zgjedhjet në Nikshiq të mbahen të dielën, më 14 mars mes një tensioni të madh të krijuar me Beogradin përgjatë javëve të fundit.
“Ne e dimë shumë mirë se cili ishte roli i Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe në përgatitjen dhe realizimin e ofensivës më të fundit të këtij koncepti të vjetëruar historikisht gjatë zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit të kaluar” tha Gjukanoviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje