Bota

Gjunjëzohen spitalet në Selanik, të infektuarit me tren drejt Athinës

Situata nga koronavirusi në Selanik, qyteti i dytë më i madh më në Greqi, duket se ka dalë jashtë kontrollit, duke ngjallur kujtimet e asaj që ndodhi në Bergamo të Italisë pranverën e kaluar.

Qeveria e Qiriako Mistotaqis duket se ka pranuar për herë të parë se sistemi shëndetësor në Selanik dhe Larisa është në kolaps total, jo vetëm sepse këto dy qytete janë ndër më të mbipopulluarit në vendin fqinj, por sepse nivelet e larta ditore të rasteve të koronavirusit , kanë cuar në tejkalimin e kapaciteteve të spitaleve. Greqia veriore ndodhet në zemër të betejës me koronavirusin.

Në spitalet e rajont po trajtohen pothuajse 2,200 njerëz që ishin infektuar me koronavirus, me 259 prej tyre të intubuar në. Vetëm në Selanik në 24 orët e fundit, u pranuan të paktën 120 pacientë në spitalet e qytetit, ndërsa 30 pacientë të tjerë dolën nga spitalet, por në fakt u zhvendosën në një spital në një prefekturë tjetër.

Duke pranuar se në Selanik dhe Laris nuk ka më shtretër bosh, qeveria greke ka njoftuar sor se do tyë bëjë transporti ajror dhe transportin me tren të të pacientëve nga Selaniku në spitalet e Athinës.

Në veçanti, po studiohet transporti i pacientëve me trenat TRENOSE , i cili do të lejojë transportimin e qindra pacientëve në vend të tre që mund të transportohet me helikopyerë. Në fakt, për këtë arsye, dje një tren me vagonë specifikë mbërriti në Selanik nga Athina, të cilët u ekzaminuan nga mjekët në mënyrë që të mundësohet transporti i sigurt për pacientët e intubuar. Siç informohet nga protothema.gr, punonjësit shëndetësorë të Selanikut, veçanërisht ata të njësive intensive, janë informuar se do të ketë transferime të pacientëve në spitalet në Atikë dhe u kërkohet të vlerësojnë se cilët pacientë plotësojnë kriteret për transferimet.

Treni që ka mbërritur në Selanik ka 4 vagonë dhe po bëhet gati për transportin masiv të pacientëve me koronavirus. Qeveria po konsideron po ashtu përdorimin e spitaleve ushtarake.

Një situatë alarmante mbizotëron në spitalet e Larisas , pasi sipas mediave lokale, në njësitë intensive nuk ka ma shtretër bosh, ndërsa tani Spitali i Përgjithshëm i qytetit, edhe pse pa urdhër zyrtar, shërben vetëm për raste të koronavirusit dhe të gjitha urgjencat kirurgjikale do të transferohet në Spitalin Universitar. Larisa është në fakt i tretë më i mbipopulluar i vendit fqinj .

Për Selanikun, i cili ndodhet në karantinë totale, eksperti grek i sëmundjeve infektive, Athanasos Exadaktylos theksoi se nëse rritja e të infektuarve nuk ulet, spitalet do të arrijnë kolapsin javën tjëtër.

“Sistemi shëndetësor është në kufijtë e tij, është njësoj si të jemi në situatë lufte,” komentoi ai.

Sistemi në Selanik tashmë është nën presion ndërsa shtretërit e mbetur në njësitë e kujdesit janë minimale. Për dy javët e kaluara, Selaniku ka luftuar më fort, pasi nga 3,500 mijë pacientë që trajtohen në Greqi, më shumë se 1,500 janë në spitalet e qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë