Gazeta Si – Kamila Valieva, patinatorja 15-vjeçare ruse që rezultoi pozitive në një test antidoping në dhjetor, ka marrë “ok”-in për të marrë pjesë në garën individuale të patinazhit në Lojërat Olimpike dimërore të Pekinit.
Gjykata e Aritrazhit Sportiv në Lozanë e ka refuzuar rekursin e bërë me urgjencë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, kështu që sportistja ruse mund të zbresë në pistë për të garuar.

Valieva rezultoi pozitive në një test antidoping të kryer më 25 dhjetor 2021, gjatë kampionatit kombëtar të Shën Pjetërburg. Trimetadizina është substanca e ndaluar e përdorur nga patinatorja, një substancë që përdoret për shqetësimet e zemrës. Rikthimi në gara i 15-vjeçares ishte autorizuar nga antidopingu rus.
Në një konferencë shtypi, Matthieu Reeb, drejtori i përgjithshëm i KAS-it, lexoi vendimin e gjykatës, të bazuar në “rrethana të veçanta” dhe mbi tre faktorë: mosha e Valievës, që duke qenë me vogël se 16 vjeç është një “person i mbrojtur” sipas kodit ndërkombëtar; “dëmi i pariparueshëm”, lidhur me pezullimin, mes integritetit dhe rregullsisë së garave; si dhe ndalimi i patinatores në Lojërat Olimpike pa i dhënë mundësinë sportistes që të mbrohet.
Rezultatet e garave mund të regjistrohen edhe pas shumë muajsh. Patinatorja ruse ndërkohë mund të marrë pjesë në programin ndividual, ku është favorite për fitore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje