Politike

Gjykata Kushtetuese zyrtarisht me 7 anëtarë, Sonila Bejtja betohet në Presidencë

Gjykata Kushtetuese është bërë me 7 anëtarë pa u mbyllur viti 2020.
Sonila Bejtja është anëtarja më e re pasi ishte e vetme në garën dhe KED e lejoi të kandidonte dhe ia çoi Presidentit.

Meta ditën e djeshme e emëroi kurse sot Bejtja shkoi në Presidencë për t’u betuar.

“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të saj nga Kreu i Shtetit, zonja Sonila Bejtja u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”. Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtares Bejtja në detyrën e saj tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Vetëm disa ditë më parë Gjykata Kushtetuese pas një periudhe 3-vjeçare jashtë funksionit arriti kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh dhe u bë funksionale. Altin Binaj ishte anëtari i 6-të, tashmë Bejtja e 7-ta teksa mbeten edhe 2 që Gjykata Kushtetuese të ketë 9 anëtarë dhe të funksionojë normalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë