Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha.
Ish-zyrtarja e Ministrisë së Drejtësisë është nën akuzë për dosjen me pesë tenderat që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës. Para dy ditësh edhe dy zyrtarët e tjerë Aurel Lamçe dhe Arlind Alikaj u lanë në arrest shtëpie, ndërsa Lusien Ali është ende në kërkim nga policia.
Tetë nëpunës të tjerë, pjesë e grupeve të punës apo komisioneve të vlerësimit të ofertave janë gjithashtu në hetim.
Gjatë viteve 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera, duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.
Nga materialet e referuara nga Prokuroria rezulton se në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrisë së Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave. Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje