Lajme

Gjykata lë në burg Klement Balilin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Klement Balilin.
Provë më të fortë Prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës.
Ai ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij, Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi.
Ndërkohë pas seancës, ku Balilit iu komunikua masa e arrestit, avokati i tij Theodhori Sallaku deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e 670 kg kanabis.

“Nuk ka asnjë provë direkte, indirekte apo indicie që Klement Balili është përfshirë në trafikimin e 670 kg lëndë narkotike e kapur në ishullin Zakintos”, tha ai.


Vetëdorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë