Gjykata Supreme e Brazilit ka hapur investigimet për Presidentin Jair Bolsonaro, pasi tha se vaksinat kundër Covid-19 rrisin rrezikun ndaj HIV-Aids.
Komentet e bëra gjatë një komunikimi online në muajin tetor, i kushtuan atij aksesin në Facebook dhe Youtube. Bolsonaro ka pasur gjithmonë dyshime mbi efektivitetin e vaksinve të Covid. Ai po përballet dhe me një tjetër gjyq për mënyrën se si ai e menaxhoi pandeminë në vendin ku është drejtues.
Në livestream-in e tij në rrjetet sociale Bolsonaro tha “njerëzit që janë vaksinuar, po e marrin SIDA-n më shpejt nga se pritet.” Këto komente janë kundërshtuar fort nga shkencatrët dhe studiuesit.
Presidenti i cili ka refuzuar të vaksinohet dhe vetë e mbrojti veten duke thënë se ai ka cituar një artikull në një revistë.
Bolsonaro është akuzuar herë pas herë, dhe nga anëtarë të qeverisë për dezinformim dhe për marrjen e të gjithë pushtetit në duart e tij.
Ndërkohë, ai është kritikuar shumë herë për menaxhimin e pandemisë, ku Brazili është një ndër vendet me shifrat më të larta të viktimave, mbi 650 mijë dhe të infektuarëve, rreth 22 milionë.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje