Bota

Gmail del jashtë funksionit, përdorues në shumë vende të botës thonë se kanë probleme

Është shërbimi i e-mail-eve për shumë njerëz në mbarë botën, por duket se Gmail ka dalë jashtë funksionit këtë mëngjes.

Ndërsa arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, nga ata që raportuan probleme, 49% thanë se kishin probleme me serverin, 30% kishin probleme me dërgimin e emaileve dhe 21% nuk futeshin dot fare në faqen e internetit.

Zëdhënës të Google kanë deklaruar se janë në dijeni të problemit dhe po punojnë për ta rregulluar.

Ndërsa problemi duket se prek kryesisht përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, të tjerë kanë raportuar probleme me hyrjen në Gmail e njerëz nga vende të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë