Rend dhe Ligj

Goditen 7 raste të krimeve mjedisore në Dibër, procedohen penalisht 7 persona

Policia e Dibrës gjatë këtyre dy javëve të muajit qershor ka goditur 7 raste të krimeve mjedisore, 6 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.

Policia thotë se ka proceduar penalisht 7 shtetas dhe ka sekuestruar lëndë drusore.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

U. C., B. XH., S. M., banues në Bulqizë, Q. L., S. D., SH. P., banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi F. G., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar 7 m3 lëndë drusore, me automjetin tip ifa, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë