Rend dhe Ligj

Goditën me sende të forta 38-vjeçarin, ndalohet një prej autorëve në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta një shtetas. Policia thotë se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet M. K., 38 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasit E. Xh., 27 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë