Lajme

Goditet grupi i drogave të forta në Durrës, 4 të arrestuar

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që trafikonte droga të forta, ndërsa ka vënë në pranga 4 persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Vollga” janë sekuestruar 5 kg të dyshuar heroinë, një sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet B. D., A. T, dhe N. M. Gjithashtu u ekzekutua urdhri i Prokurorisë Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.
Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë