Ka ndodhur

Goditi bashkëshorten me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

Gazeta Si – Lulzim Nanaj, 42-vjeçari nga Tepelena, i cili goditi gruan me thikë një ditë më parë, është arrestuar nga policia.

Ngjarja ndodhi të enjten në lagjen “Selam Musai” të Tepelenës. Sipas policisë, gruaja e tij, Floreta Nanaj 40 vjeçe mbeti e plagosur dhe u dërgua në spitalin e Traumës për mjekin të specialiyuar.

Pasi goditi gruan, autori qëlloi edhe veten me thikë. Të dy ndodhen në spital të plagosur nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë