Politike

Goditi kandidatin e PS, Erion Isain, arrestohet agresori në Kolonjë

Arrestohet agresori që goditi kandidatin e Bashkisë së Kolonjës. Mësohet se Policia ka arrestuar simpatizantin e PD-së Esmeraldo Kacolli, i cili goditi për shkak të detyrës kandidatin socialist për këtë bashki. Ndërsa procedohet në gjendje të lirë Xhemal Kalo, i cili akuzohet për pengim te qarkullimit te mjeteve.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam të Kolonjës.

Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë  dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin.

Mësohet se agresori është Esmerald Kacolli. Në kohën e përplasjes ka qenë dhe kandidati i PD Ethemi Lumani.

Për ngjarjen ka reaguar edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili pretendon se është marrë një informacion që në Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe para.

Sipas tyre përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kanë shkuar në zonë dhe përplasen në fshatin Qinam. Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve. Truprojat e Isait kanë shtyrë kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë