Gazeta Si – Trajneri i Labërisë, Dritan Resuli është goditur të dielën me grusht në ambientet e kompleksit sportiv “Labëria” në Vlorë.
Policia njoftoi sot se për këtë ngjarje është arrestuar një person me iniciale A.A., pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht trajnerin.
Resuli nuk ka qenë në pankinë për shkak të dënimit nga Disiplina, teksa dyshohet se agresori është një prej prindërve të futbollistëve të Labërisë, i pa aktivizuar në këtë takim.
Dyshohet se prindi i lojtarit i ka kërkuar llogari trajnerit për mosaktivizimin në ndeshjen e djeshme dhe më pas e ka goditur me grusht.
A.A., akuzohet për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje