Presidenti Recep Tayyip Erdogan duket se ka marrë goditjen më të madhe që kur erdhi në pushtet, pasi partia e tij, Drejtësi dhe Zhvillim, ka humbur për për herë të parë në një çerek shekulli kryeqytetin turk Ankara. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka humbur edhe Stambollin dhe Izmirin.
Fillimisht Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe opozita kanë deklaruar se kanë fituar zgjedhjet në qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, por Erdogan pritet të pranojë zyrtarisht edhe humbjen. Mediat turke shkruajnë sot se kandidati opozitar i Partisë Popullore Republikane, Mansur Yavas ka shënuar një fitore të fuqishme në Ankara, ndërsa në Stamboll rezultati ka qenë aq i ngushtë, sa fillimisht ka mbetur e paqartë se kush ka fituar.
Kandidati i CHP-së Ekrem Imamoglu tha se kishte fituar me gati 28,000 vota, ndërsa AK tha se kandidati i saj, ish-kryeministri Binali Yildirim, ishte përpara me 4.000 vota.
Por duke folur me mbështetësit në Ankara, Erdogan la të kuptohet se AK-ja kishte humbur kontrollin e Stambollit.

“Në Stamboll, shumica e distrikteve janë ose tonat, ose jemi ngushtë me rezultate. Edhe pse populli ynë i dha opozitës kryetarin e bashkisë, ata i dhanë rrethinat” tha ai.
Sikur të mos mjaftonte kjo, CHP-ja gjithashtu deklaroi se kishte fituar edhe Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.

Në nivel kombëtar, aleanca e kryesuar nga partia e Presidentit turk ka fituar më shumë se 51% të votave në zgjedhjet lokale, për të cilat tha se kishte të bënin në “mbijetesën” e vendit dhe partisë së tij.
Këto janë zgjedhjet e para lokale të mbajtura nga Erdogani që kur i dha vetes të tjera fuqi ekzekutive në vitin 2017. Por ndryshe nga referendum i dy viteve më parë, këto zgjedhje u mbajtën mes një krizë ekonomike, duke u konsideruar gjerësisht si një referendum mbi udhëheqjen e tij.
Erdogan dhe partia e tij kanë fituar të gjitha zgjedhjet që kur ai ka ardhur në pushtet më 2002. Megjithatë, ai është duke u përballur me një opozitë më të fortë për shkak të recesionit ekonomik, rritjes së papunësisë dhe inflacionit.
Më shumë se 57 milionë turq u regjistruan për të votuar për kryetarët dhe këshilltarët e bashkive dhe komunave turke.
“Njerëzit kanë votuar në favor të demokracisë. Sot ata kanë zgjedhur demokracinë,” tha udhëheqësi i CHP-së Kemal Kilicdaroglu, në fjalimin e tij të parë pas rezultateve zgjedhore.
Nga ana tjetër, presidenti Erdogan u zotua të përqendrohet tek ekonomia turke përpara zgjedhjeve kombëtare të planifikuara për t’u zhvilluar në vitin 2023. Një ditë për para votimeve presidenti siguroi votuesit dhe mbështetësit konservatorë të partisë se tij së gjithçka ishte nën kontroll.
Me shumicën e mediave, ose pro-qeveritare ose të kontrolluara nga mbështetësit e Erdogan, kritikët besojnë se partitë opozitare kanë bërë fushatë në një disavantazh. Tubimet e mbajtura nga Erdogan kanë dominuar të gjitha kronikat televizive.
Gazetari i shquar Rusen Cakir tha se votimi ishte “aq historik sa ai i vitit 1994”, duke iu referuar vitit kur Erdogan u zgjodh kryetar i bashkisë së Stambollit.
“Turqia mori një hap të madh, duke u kthyer 25 vjet prapa” tha ai për “Reuters”.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike Pro-kurde (HDP) tha se zgjedhjet ishin të padrejta dhe nuk pranoi të paraqiste kandidatë në disa qytete, pasi disa nga drejtuesit e saj janë burgosur nën akuza për terrorizëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje