Nga Gazeta ‘SI’ – Ministria e Ekonomisë, e bashkuar me Kulturën e Inovacionin, drejtuar nga Blendi Gonxhe, do të ketë në dorë detyrat dhe portofolet më të rëndësishme të qeverisë, që nga PPP-të tek arsimi, sigurimet shoqërore, pronat shtetërore etj.
Tek Kultura dhe Inovacioni, ku parashikohen projekte zhvillimore gjigande, Gonxhe do të ketë përgjegjësi të plotë në të gjitha fushat e parashikuara.
Nga ana tjetër, ministria e Financave, që drejtohet nga Ervin Mete, përveç detyrave fiskale si taksat dhe të ardhurat do të drejtojë edhe dikasterin problematik të Lojërave të Fatit, ku pritet të përfshihen edhe llotot sportive.
Financat janë përgjegjëse edhe për borxhin publik, kontrollin dhe menaxhimin financiar, inspektimin publik, auditin dhe parandalimin e pastrimit të parave e terrorizmit.
Detyrat e reja të ministrave janë publikuar në Fletoren Zyrtare, që pas ndarjes së dikastereve nga kryeministri Edi Rama.
Kryeministri propozoi edhe krijimin e ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, duke i hequr një përgjegjësi ministrisë së Drejtësisë. Drejtuar nga Ardea Pirdeni, ministria e re do të merret me luftën e qeverisë kundër korrupsionit, që përfshin administratën shtetërore, burimet njerëzore dhe ndërtimin e institucioneve të reja. Këto detyra deri më tani i përkisnin Drejtësisë, që drejtohet nga Ulsi Manja
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje