Lajme

Grabitën e dhunuan një familje në Mallakastër, në pranga dy të rinjtë

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë të një banese në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 22 mars dhe protagonist janë tre të rinj.
Të tre personat e maskuar kishin hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe u kishin marrë një sasi lekësh.
Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit K. S, 21 vjeç dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të këtyre tre shtetasve, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë