Rend dhe Ligj

Grabitën me dhunë banesën në Finiq, vihen në pranga dy autorët

Policia e Sarandës ka zbardhur vjedhjen me dhunë të ndodhur më 29 gusht në fshatin Melçan, Finiq.

Policia thotë se për këtë ngjarje shkon në tre numri i të arrestuarve si autorë të dyshuar të vjedhjes.

Policia thotë se ka ndaluar të dy bashkëuatorët e dyshuar për këtë ngjarje, konkretisht:
K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

“Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin. e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë