Ka ndodhur

Grabitet banesa në Lushnjë, pronarin e kërcënuan me armë dhe i morën paratë

Gazeta Si – Persona ende të paidentifikuar u futën në shtëpinë e një 37-vjeçari në Lushnjë dhe nën kërcënimin e armës i morën një shumë parash.

Ishte vetë i zoti i shtëpisë, shtetasi A.Gj., 37 vjeç, i cili njoftoi policinë, e cila thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Fier i Ri.

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë