Një familje ka rënë pre e grabitjes në orët e vona të natës së kaluar, në fshatin Qinam të Tiranës.
Mësohet se tre persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e banesës dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur anëtarët e familjes dhe kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë.
Nga raportimet e para, bëhet e ditur se anëtarët e familjes vetëm janë lidhur nga grabitësit, por nuk janë dhunuar.
Ndërkohë, sapo janë larguar grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë.
Ndërkohë, në Komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje