Lajme

Grabiti karburantin në Tiranë, kapet autori

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një pike karburanti mbrëmjen e 24 janarit në Sauk të Tiranës.
Policia bën me dije se shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 1, ndaluan sot autorin e dyshuar të grabitjes K. B., 26 vjeç.
Sipas policisë, i riu ka marrë 25 000 lekë në pikën e karburantit në Sauk të Vjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë