Rend dhe Ligj

Grabitje në Krujë, plagoset pronari i shtëpisë

Një tentativë grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Kamberas të Rrethit të Krujës.

Disa persona me maska e të armatosur kanë tentuar të grabisin të mira materiale në banesën e shtetasit A. B banor i këtij fshati.

Mësohet se grabitësit të pikasur nga i zoti i shtëpisë kanë qëlluar me armë në drejtim të tij duke e plagosur në krah.  

Forca të shumta policie po bëjnë krehjen e zonës për të gjetur armën e krimit dhe zbulimin e personave të përfshirë në grabitje.

Policia ka ndaluar një të ri, të cilin po e merr në pyetje për grabitjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë