Lajme

Gramsh, autobusi përplas të miturën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gramsh, ku një autobus ka përplasur një vajzë të vogël. 42-vjeçari G.Z, banues në fshatin Cingar, duke drejtuar autobusin me targa AA 969 RZ, ka aksidentuar të miturën, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh.

Shtetasja e mitur R.D është transportua menjëherë në spital e Gramshit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë