Komunitet

Green Pass në shkolla, mësimdhënia në Itali bëhet çorap sepse… nuk ka mësues zëvendësues njëditorë

Green pass apo e thënë shqip pasaporta e vaksinimit  rrezikon gjetjen e mësuesve zëvendësues në Itali për një ditë të vetme, duke bërë që (nga një përllogaritje e thjeshtë) studentët italianë të mund të humbasin deri në 350 mijë orë mësim. 

Antonello Giannelli, presidenti i drejtorëve të shkollave italianë dha alarmin: ” Dekreti përcakton një numër minimal ditësh të ditëve të pezullimit. Përndryshe, ne mund të gjejmë veten duke  menaxhuar 100 mijë mësues pa një Green Pass brenda një dite dhe të humbim 350 mijë orë mësimi”

Drejtorët italianë janë të shqetësuar për mekanizmin e zëvendësimit të atij mesuesi i cili nuk do të mund të futet në shkollë pa një Green Pass të vlefshëm: “Është e vështirë të zbatohet. Sepse është e paimagjinueshme që një mësues zëvendësues të pranojë kërkesën për zëvendësim pa qenë i qartë se sa do t’i zgjasë kontrata

Detyra zëvendësuese në fakt mund të zgjasë vetëm një ditë, pasi mësuesi mund të paraqesë një Green Pass ditën tjetër. E njëjta gje vlen edhe për pezullimin pesë ditë për ata që nuk e kanë pasaportën e vaksinimit. Nëse mësuesi i pezulluar shfaqet një ditë pas pezullimit me një certifikatë të vlefshme, ai mund të kthehet në mësim”. 

Problemi tjetër lidhet edhe me rregullat për pezullim që nuk janë kthyer në ligj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë