Bota

Greqi, ekzekutohet gazetari i kronikës para banesës së tij

Një gazetar grek i kronikës është ekzekutuar mesditën e sotme me armë zjarri në Athinë.

Jorgos Karaivaz është qëlluar me 6 plumba pranë banesës së tij nga persona të paidentifikuar dhe ka humbur jetën në vend.

Mediat greke raportojnë se Karaivaz është qëlluar nga dy persona që ndodheshin mbi një motor dhe të maskuar.

Reporteri i u gjet i pajetë pranë makinës që ishte parkuar pranë banesës së tij.

Dyshohet që ai të jetë ekzekutuar me pistoletë silenciator, pasi policia thotë se fqinjët nuk kanë dëgjuar krisma.

Grupi hetimor po këqyr kamerat e sigurisë në zonë dhe ka nisur të marrë në pyetje njerëz që mund të kenë informacione mbi ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë