Lajme

Greqi, shqiptari përplaset për vdekje nga makina

Një 40-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në mesnatë në rrugën “26 Tetor” në zonën Sfagio në Selanik.

Mediat greke bëjnë me dije se një 20-vjeçar grek kaloi me shpejtësi me mjetin e tij dhe e plagosi për vdekje.

40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po kalonte rrugën, ndërsa makina ecte në drejtim të qendrës së Selanikut. Sakaq, policia po heton rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë