Të paktën 27 emigrantë kanë vdekur në tre raste të mbytjeve të anijeve që po udhëtonin, të cilat janë përmbysur pranë ishujve grek në detin Egje.
Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtojnë 90 emigrantë të tjerë, mes të cilëve 52 burra, 11 gra dhe 27 fëmijë, nga ishulli Prasonisi, rreth 7.5 kilometra në veriperëndim të Antikythira.
Ky është rasti i dytë që anije përmbyset në detin Egje vetëm brenda kësaj jave. Dy ishujt grekë Antikythera dhe Folegandros nuk janë në rrugën tipike për emigrantët, dhe zyrtarët thanë se varkat, të cilat u nisën nga Turqia, kishte të ngjarë të kishin synuar Italinë.
UNHCR vlerëson se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det në përpjekje për të arritur në Evropë këtë vit.
Trafikantët e qenieve njerëzore preferojnë gjithnjë e më shumë një rrugë të rrezikshme nga Turqia në Itali, e cila shmang ishujt e Egjeut Lindor, të patrulluar shumë nga Greqia, të cilët për vite kanë qenë në ballë të krizës së migracionit të vendit.
Sipas Komisionerit të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), më shumë se 116,000 azilkërkues kaluan Mesdheun për të arritur në vendet e BE-së në vitin 2021.
Agjencia e OKB-së tha se 55% shkuan ilegalisht në Itali, 35% në Spanjë dhe 7% në Greqi. ndërsa pjesa tjetër shkoi në Maltë dhe Qipro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje