Bota

Greqia akuzon Gjermaninë se nuk po ndalon shitjen e armëve me Turqinë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias akuzoi sot Gjermaninë nuk po përdor ndikimin e saj për të vendosur embargo armësh ndaj Turqisë.

“Unë nuk e kuptoj pse Gjermania nuk po përdor pushtetin e jashtëzakonshëm të ekonomisë së saj për të dhënë shembullin vendeve të tjera për të zbatuar ligjin ndërkombëtar”, tha Dendias në një intervistë për Politico.eu.

Greqia i ka bërë thirrje vendeve europiane të ndalojnë shitjen e armëve në Turqi.

Athina ka argumentuar se këto armë mund të përdoren kundër dy vendeve anëtare të BE-së, Greqisë dhe Qipros, nëse do të ketë rritje të tensioneve për ujërat territorial.

Në mënyrë të vecantë Greqia ju drejtua Gjermanisë për të mos lejuar shitjen e nëndetëseve të kërkuara nga Turqia. Athina argumentoi se këto mjete mund të përdoren për të rritur ndikimin në mesdheut lindor.

Greqia dhe Turqia janë anëtarë të NATO-s, por gjithmonë janë përplasur për ujrat territorial. Këto përplasje kanë arritur kulmin në muajt e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë