Greqia dhe Turqia do të takohen në Stamboll më 25 janar. Lajmin është zyrtarizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë e cila ka deklaruar që raundi i parë i kontakteve eksploruese të 61-ta me Turqinë do të zhvillohet në Stamboll.
Më herët Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ftoi Greqinë për bisedime.Gjithashtu, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke Alexandros Papaioannou, në një deklaratë me shkrim, tha se , “Ministria e Punëve të Jashtme nuk kishte marrë asnjë ftesë nga Ministria Turke e Punëve të Jashtme në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të të bisedimeve hulumtuese.
Raundi i 60-të, i fundit nga bisedimet eksploruese të nisura midis dy vendeve në 2002, u mbajt në Athinë në 1 Mars 2016, por pas asaj date, negociatat dypalëshe vazhduan në formën e konsultimeve politike, deri më tani ku u përcaktua një datë takimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje