Bota

Greqia do të testojë falas të gjithë popullsinë

Qeveria vendosi të sigurojë një test antigjeni falas, provë të shpejtë, për të gjithë qytetarët të cilët mund ta bëjnë atë në shtëpi.

Mediat vendase bëjnë me dije se ky është një lloj i ri i testit, të cilin çdo qytetar do të mund ta realizojë në farmacitë e lagjes, pa asnjë recetë dhe mund të kryejë vetë,

Zëvendës Kryeministri Akis Skertsos njoftoi gjatë një konference se qeveria po fillon testimet masive për të rritur kontrollin mbi shpërndarjen e të infektuarve.

Testet e shpejta të vetë-ekzaminimit janë gjerësisht të disponoheshme në SHBA, dhe kohët e fundit kanë filluar të përdoren në Europë, deri më tani në Gjermani, Austri dhe Britani.

Sipas mediave këto teste do të jenë në dispozicion të qytetarëve në fund të muajit mars.

Procedura do të jetë e ndryshme nga ajo e testit standard të shpejtë, në të cilin tamponi merret thellë në zgavrën e faringut. Testet në shtëpi janë më të ndjeshme për këtë dhe mostra do të merret në hundë ndërkohë që rezultati do të dalë në më pak se 10 minuta rezultati do të dalë. Këto teste mësohet se kanë një besueshmëri prej 95-99%.

Qytetarët që rezultojnë pozitiv do të raportojnë rezultatet e testit në një platformë speciale që do të ngrihet nga qeveria. Çdo qytetar mësohet se ka të drejtë të bëjë katër teste në muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë