Qeveria greke ka njoftuar se do t’i japë 150 euro çdo të riu grek që vaksinohet kundër COVID-19, duke e cilësuar si “një dhuratë mirënjohjeje” për të gjithë ata që vendosin të imunizohen.
Shpërblimi prej 150 eurosh dhe do t’u jepet të lindurve midis viteve 1996 dhe 2003 që kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri më tani ose do të rezervojë të marrin një dozë këtë vit.
Rreth 940,000 të rinj do të lejohen të marrin këtë shpërblim për ta shpenzuar për udhëtime, turizëm dhe shërbime kulturore brenda vendit.
“Ne u detyrohemi të rinjve një dhuratë mirënjohje, për t’i falënderuar ata për durimin dhe këmbënguljen e tyre, veçanërisht në prag të verës së ardhshme,” tha Kryeministri Qiriakos Mitsotaqis të hënën.
Ky donacion, i cili do të jepet në një formë karte do të mbulojë biletat për udhëtime me anije dhe trena, qira automjetesh, shpenzime hoteli dhe kampe, si dhe pranim në kinema, teatro, muze, site arkeologjike dhe shkolla vallëzimi.
Nga ana e tij, Ministri i Shtetit Kyriakos Pierrakakis tha se ky vendim do të mbështesë gjithashtu industritë e kulturës dhe turizmit brenda Greqisë, të cilat janë ndër më të goditurat nga pandemia.
“Duke ofruar stimuj për të rinjtë që të dalin dhe të eksplorojnë skenën e kulturore dhe monumentet, Greqia jo vetëm që mbron shëndetin publik, por po investon për të rifilluar industrinë tonë të çmuar të turizmit,” tha ai.
Greqia deri më tani ka administruar tetë milion doza ndërsa gati 33% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Mitsotaqis shpjegoi se varianti i ri Delta i koronavirusit transmetohet më shpejt te të pavaksinuarit dhe theksoi nevojën për të vaksinuar 70% të popullatës.
Vendi fqinj po lufton për të ringjallur sektorin e turizmit ndërsa shmang një valë tjetër gjatë verës, e cila do të shkaktonte një dëm të jashtëzakonshëm në ekonominë e Greqië. Sektorët e lidhur me turizmin në Greqi gjithashtu kanë frikë nga kufizimet e reja të udhëtimit për shkak të variantit Delta, siç ishte rasti i Gjermanisë dhe Portugalisë.
Një masë e ngjashme u mor nga Serbia në maj, me qeverinë që u ofroi njerëzve mbi moshën 16 vjeç shumën prej 25 euro për t’u vaksinuar.
Në Republikën Çeke, deri më tani vetëm ndërmarrjet private siç janë supermarketet u kanë ofruar punonjësve të tyre përfitime financiare ose përfitime të tjera nëse vaksinohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje