Bota

Greqia e bindur se në verë arrin imunitetin e tufës

Greqia është e bindur se do të arrijë imunitetin e tufës brenda verës. Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias vlerësoi të enjten se imuniteti i masës kundër Covid-19 do të krijohet deri në korrik, pasi rreth 60-70% e popullsisë do të kenë antitrupa.

Sipas tij e vetmja gjë që mund të pengojë këto plane është  ulja e shpërndarjes së vaksinave nga kompanitë prodhuese. Sipas vlerësimeve në lidhje me progresin e programit të vaksinimit, deri në fund të majit një në tre qytetarë do të ketë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 18% do t’i ketë marrë të dyja. Kikilias gjithashtu tha se rreth 70% e popullatës mbi moshën 60 vjeç do të jenë vaksinuar deri në fund të majit.

Për më tepër, autoritetet thanë të enjten se programi i vaksinimit është përshpejtuar, duke e çuar numrin ditor të të vaksinave në dy ditët e fundit mbi 100,000.

Numri i qendrave të vaksinimit tani është rreth 1,500 dhe të gjithë të rriturit mbi moshën 30 vjeç mund të caktojnë një takim për t’u vaksinuar.

Deri të enjtjen, katër muaj pas fillimit të programit të vaksinimit, në Greqi janë shpërdarë 3,309,788 vaksina. Rreth 2,272,600 qytetarë ishin vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 1,037,129 njerëz ishin vaksinuar me të dyja.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deri të enjten Greqia ka marrë 4,653,520 doza vaksine, 2,959,320 nga Pfizer, 332,800 nga Moderna, 30,000 nga Johnson & Johnson dhe 1,221,400 nga AstraZeneca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë